Vetëm në 24 orët e fundit u arrestuan gjashtë persona për fajde në Dukagjin

Kronikë e zezë

Vetëm në 24 orët e fundit u arrestuan gjashtë persona për fajde në Dukagjin

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 13:48
Ilustrim

Në rajonin e Dukagjinit, vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan tri raste ku arrestuan persona të dyshuar kryerjen e veprës penale ‘Fajde” dhe ‘Detyrim’.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se të enjten rreth orës 14:00 në Gjakovë, është kapur në flagrancë një i dyshuar tek i cili gjatë arrestimit janë gjetu para të gatshme.

10 mijë eurot që u gjetën tek i dyshuari, ishin paguar nga viktima këste për fajde.

Nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar lidhur me veprat e cekura në flagrancë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë arrestimit te i dyshuari janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 10.000 (dhjetëmijë) euro para të gatshme, një veturë dhe një telefon. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në raport.

Po ashtu edhe në Pejë janë arrestuar një burrë dhe një grua të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Fajde’.

Ata u kapën nga Policia pasi që viktima kishte denoncuar rastin.

Me datën 16.09.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër të dy kosovarë nën dyshimin se kishin kryer veprën e cekur për të cilin rast kishte raportuar viktima mashkull kosovar. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, Rasti vazhdon të hetohet.”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Një tjetër rast i ngjashëm u regjistrua sërish në Pejë, ku u kapën në flagrancë e më pas u arrestuan tre të dyshuar, tek të cilët janë gjetu para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde.

Nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar lidhur me veprat e cekura në dy lokacione në flagrancë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë arrestimit te të dyshuarit janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 3300 (tremijë e treqind) euro para të gatshme, dy pistoleta, një pushkë e gjuetisë, 89 fishek, dy vetura si dhe dokumente të ndryshme relevante për rast. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat