Arrestohet edhe një person i dyshuar për drogë në Gjakovë

Kronikë e zezë

Arrestohet edhe një person i dyshuar për drogë në Gjakovë

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 15:47
Droga e konfiskuar

Policia e Gjakovës sot gjatë një operacioni ka arrestuar një person të dyshuar B.Sh nën dyshimin e bazuar për posedim të narkotikëve.

Policia ka theksuar se në këtë operacion është arrestuar në muajin gusht një person tjetër më S.M.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur.

-Një (1) qese najloni e mbushur me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram,

-Po ashtu edhe njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese najloni të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram,

– Para të gatshme (145) euro dhe (30) Franga,

– Dy (2) telefona mobil te llojit Samsung dhe

– Dy (2) letërnjoftim dhe një (1) patentë shofer të personave tjerë që janë ndaluar

nga i  dyshuari në këmbim të marrjes së Heroinës.

Policia ka shtuar se në lidhje me rastin për veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, me vendim të të cilit edhe personi i dytë është dërguar në mbajtje.

“Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin  dhe angazhimin e sajë, në parandalimin e aktiviteteve kriminale, shkatërrimin e grupeve kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar”, thuhet më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat