Pas pesë ditësh gjendet burri i zhdukur nga Istogu, dërgohet në spital

Kronikë e zezë

Pas pesë ditësh gjendet burri i zhdukur nga Istogu, dërgohet në spital

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Policia njofton se personi i gjinisë mashkullore i raportuar si i zhdukur është gjetur dje.

I njëjti ishte raportuar i zhdukur më datën 13 shtator, ndërsa u gjetë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij te disa shkurre, ka njoftuar policia.

Më pas është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR – I GJETUR /Istog 13/14.09.2021 – NN. Në lidhje me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur larg shtëpisë së tij afër 500 metra në disa shkurre. I njëjti është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat