Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, katër të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, katër të lënduar

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar në aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç.

Në aksident ishin të përfshira dy automjete.

Kështu bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat