Aksident në Kodrën e Trimave, shtatë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Kodrën e Trimave, shtatë të lënduar

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

” Sot rreth orës 19:00, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 7 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjell deri te ky aksident”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat