Arrestohen dy persona, dyshohen për vrasjen e 22 vjeçarit

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona, dyshohen për vrasjen e 22 vjeçarit

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 09:19
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “Vrasje të rëndë”.

Arrestimi i të dyshuarit L.S, 31 vjeçare dhe V.S, 25 vjeçare është bërë pasi të njëjtit ishin shpallur në kërkim policor si të dyshuar për veprën penale të lartcekur, rast ky i ndodhur më datën 12 shkurt 2021, në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ka vdekur viktima M.K, i moshës 22 vjeçar.

Si prova materiale nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të shkurta, të llojit pistoleta të cilat dyshohen të jenë përdorur në veprën penale.

Ndërsa pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat