Policia Kufitare e Kosovës rajoni “Perëndimi” ndalon dy persona të dyshuar për “ Kontrabandim me migrant”

Kronikë e zezë

Policia Kufitare e Kosovës rajoni “Perëndimi” ndalon dy persona të dyshuar për “ Kontrabandim me migrant”

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ”Perëndimi” në Gjakovë, gjatë realizimit të Planit Operativ “Migrimi i parregullt” sot me  datë  20.09.2021, rreth orës 13:15,   gjatë  vëzhgimit të terrenit  kanë  vërejtur lëvizje të dyshuara të një automjet  Audi  80 me  targa vendore,  i cili pastaj  ishte ndalur në  skaje të  Autostradës  në afërsi të fshatit  Shkozë-Vermicë.

Patrullat e policisë  kanë  monitoruar dhe vëzhguar automjetin, kur në një moment në automjet  kanë filluar të hyjnë pesë (5 ) persona  të cilët kanë ardhur nga pjesa malore afër autostradës.

Policia menjëherë ka  ndërmarr veprime  konkrete duke  ndaluar dhe identifikuar të dyshuarit  dhe personat tjerë  të cilët kanë rezultuar të jenë  migrant shtetas të huaj.

Është inicuar rasti ndaj personave të dyshuar për “ Kontrabandim me migrant”  si dhe janë njoftuar të gjitha njësitet relevante, përfshirë njësin për megrim dhe të huaj, të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes për trajtim dhe  procedim të mëtutjeshëm të rastit dhe trajtim të personave të huaj sipas ligjeve në fuqi për të huajt.

Të gjitha veprimet policore janë kryer në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë kompetente.

Dy (2) persona të dyshuar shtetas kosovar janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të rastit, për procedura të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat