Që dy muaj janë zhdukur dy motra në Viti, nëna: Dyshoj se gjenden në Shqipëri

Kronikë e zezë

Që dy muaj janë zhdukur dy motra në Viti, nëna: Dyshoj se gjenden në Shqipëri

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 10:13
Ilustrim

Po bëhen gati dy muaj që nuk dihet gjë për vendndodhjen e dy vajzave të mitura që u zhduken në Viti.

Për zhdukjen e dy vajzave ka raportuar të hënën në polici nëna e tyre.

Ajo po dyshon se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar. Dyshime këto erdhën pasi që sic ka thënë ajo, dy vajzat kishin tentuar edhe më parë për të kaluar kufirin për në Shqipëri.

Policia njofton se rasti ka nisur të hetohet.

“Viti, 23.07.2021 – 14:00. Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri. Rasti nën hetime”, njofton Policia e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat