Përmes rrjeteve sociale detyroi një vajzë t’i dërgonte para, arrestohet 19 vjeçari

Kronikë e zezë

Përmes rrjeteve sociale detyroi një vajzë t’i dërgonte para, arrestohet 19 vjeçari

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Në orët e mbrëmjes së datës 22 shtator 2021, hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘detyrim.

Arrestimi i të dyshuarit S. Z., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është realizuar pas një pune hetimore dhe masave të ndërmarra për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Si rezultat i vëzhgimit dhe masave të aplikuara hetuesit policorë kanë arritur që në zonën e Vushtrrisë të dyshuarin ta zënë në flagrancë, ku tek i njëjti në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe sekuestruar kartëmonedhën e dërguar nga viktima”, ka njoftuar zëdhënësi Avni Zahiti.

Nga hetimet e deritanishme dhe provat e siguruara, bëhet e ditur se personi i dyshuar tanimë i arrestuar, dyshohet se përmes komunikimit në rrjete sociale disa herë ka detyruar viktimën që të i dërgoj shuma të parave në lokacione të caktuara.

Ndërsa pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat