​Arrestohet një 42-vjeçar në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Arrestohet një 42-vjeçar në Ferizaj

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Një 42-vjeçar në Ferizaj është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës me dyshimin se kishte ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Drejtoria e Policisë për Rajonin e Ferizajt ka njoftuar se A.S është arrestuar në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani”.

I dyshuari nuk është intervistuar meqë ai ishte i dehur, ku ka rezultuar me 1.51 promila.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 20:45 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Bajram dhe Gursel Sylejmani’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet A.S (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së të tij. I dyshuari nuk ka mundur të intervistohet nga policia, për shkak se ishte në gjendje të dehur, ku ka rezultuar me 1.51 promila”, thuhet në komunikatën për medie.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat