I jepte drogë vajzës së mitur në Fier, arrestohet

Kronikë e zezë

I jepte drogë vajzës së mitur në Fier, arrestohet

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 19:34
Ilustrim

Një person është arrestuar nga policia e Fierit, pasi rezulton se i ka dhënë për të konsumuar hashash një vajze minorene të moshës 16-vjeçare. S.O ndiqej nga policia kur papritur ai ka hyrë në banesën e shtetasit, A.Gj, që ndodhet në lagjen “Sheq i Vogël” në Fier. 

Policia ka qenë në ruajtje të tij, kur sapo ka dalë nga banesa ai është ndaluar dhe gjatë kontrollit fizik, ju sekuestrua një sasi narkotike e llojit hashash. A.Gj, është pyetur nga policia se çfarë kërkonte në banesën e tij, S.O.

Por ai i është përgjigjur policëve se S.O dhe vajza e tij F.Gj njiheshin prej dy vite me njëri-tjetrin. Në pyetje është marrë dhe vajza minorene F.Gj, e cila ka deklaruar se është në klasën e 9-të dhe është përdoruese e duhanit dhe herë pas herë dhe hashashit.

Një gjë të tillë e bën sa herë ka festa. Lëndën narkotike që unë kam përdorur, thotë vajza e mitur ma ka sjellë gjithmonë, S.O. Nisur nga këto rrethana, policia ka arrestuar S.O për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Nxitje për përdorim droge”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat