Vdes një person në Leposaviq, u rrotullua me makinë

Kronikë e zezë

Vdes një person në Leposaviq, u rrotullua me makinë

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 10:50
Ilustrim

Një person ka vdekur në Leposaviq, pasi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur.

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i është dorëzuar familjes.

“Leposaviq, 23.09.2021 – 11:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin,  kishte humb kontrollin mbi drejtimin e tij, kishte dalë jashtë rrugës dhe ishte rrokullisur ku si pasojë kishte ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës  e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit ju ka liruar familjarëve”, ka bërë të ditur policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat