Gjashtë raste të dhunës në 24 orët e fundit

Kronikë e zezë

Gjashtë raste të dhunës në 24 orët e fundit

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 10:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës janë raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Dragash, Prizren e Gjakovë.

Fushë Kosovë 24.09.2021 – 12:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar me vite të tëra ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Viktima tani është ndarë nga i dyshuari dhe është duke u trajtuar në seanca psikiatrike. Rasti është duke u hetuar.

Prishtinë 24.09.2021 – 14:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht  me mjet të fortë druri vëllain e tij mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dragash 23.08.2021 – 14:00. Viktima femër kosovar ka raportuar se është keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prizren 24.09.2021 – 13:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor.

Gjakovë 23.09.2021 – 21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri 24.09.2021 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat