Vdes një qytetar pas goditjes nga një veturë

Kronikë e zezë

Vdes një qytetar pas goditjes nga një veturë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Një persona ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Plavë të Dragashit mbrëmë në orën 19:00.

I ndjeri ishte duke ecur në këmbë kur është goditur nga vetura, drejtuesi i së cilës është dërguar në mbajtje.

Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar ( këmbësor) pasi i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi, kurse i dyshuari ( drejtuesi i veturës) dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat