Arrestohet një person për kontabandim me migrantë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për kontabandim me migrantë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet L.N. (1987) për kontrabandim të migrantëve, njëri prej të cilëve u gjet në bagazhin e veturës së tij.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Stacion Policor Kufitar-Vërmicë derisa ishin në lëvizje me automjet në drejtimin Prizren-Vërmicë, në afërsi të nënkalimit të autostradës “Ibrahim Rugova” kishin vërejtur një veture e tipit Audi A5, ngjyrë e zezë, me targa vendore.

Në atë lokacion, disa persona u vërejtën duke zbritur nga mali dhe duke kaluar rrethojën e autostradës, të cilët menjëherë filluan me shpejtësi të hynin në veturë. Vetura u nis menjëherë në drejtim të Prishtinës.

Zyrtarët policorë ndërmorën veprime të menjëhershme dhe arritën që veturën ta ndalin në autostradë, rreth dy km nga Pika kufitare e Vërmicës.

Në veturë ndodheshin gjashtë persona shtetas të huaj, prej tyre dy fëmijë. Katër nga shtetasit e huaj kishin dokumente identifikimi, pasaporta me viza valide.

Në bagazhin e veturës i fshehur u gjend njëri nga shtetasit e huaj.

Prokurori i shtetit në Prizren ka autorizuar inicimin e rastit, dhe katër pasagjerëve shtetas të huaj iu refuzohet hyrja dhe deportohen në Shqipëri, përderisa dy pasagjerë tjerë të dërgohen në Qendrën për azil.

Ndaj personit të dyshuarit iniciohet rasti për procedurë të rregullt dhe hetime të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat