Zhduket një e mitur nga Vitia

Kronikë e zezë

Zhduket një e mitur nga Vitia

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Në Policinë e Kosovës është raportuar se një vajzë e mitur nga Vitia është zhdukur që katër ditë dhe familja nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.

Rastin në polici e ka raportuar motra e saj, e cila ka deklaruar se e mitura është larguar nga shtëpia nga data 23 shtator.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Viti, 23.09.2021 – 07:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se motra e saj viktima femër kosovare, e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia policore është duke hetuar rastin”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat