Babai e raporton djalin në Polici, i shkaktonte në vazhdimësi dhunë psiqike e fizike

Kronikë e zezë

Babai e raporton djalin në Polici, i shkaktonte në vazhdimësi dhunë psiqike e fizike

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Një person i dyshuar është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj babait të tij.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rastin e ka raportuar vet babai i tij.

I arrestuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat