Një qytetar kuletën e gjetur e dorëzon në polici, e njëjta i kthehet pronares

Kronikë e zezë

Një qytetar kuletën e gjetur e dorëzon në polici, e njëjta i kthehet pronares

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Dje në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar nga një qytetar per gjetjen e një kulete, në një autotaksi, në të cilin ka qenë duke udhëtuar nga Vushtrria në Mitrovicë, ku në kuletë kishte një shumë të hollash dhe dokumenti identifikues.

Policia përmes rrugës operative kanë arritur ta identifikojnë dhe ta kontaktojnë pronaren e kuletës, i cila është paraqitur në Stacion, ku e njëjta ka deklaruar se i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe me një shumë të hollash.

Kuleta së bashku me të hollat dhe dokumentet, ju ka kthyer ankueses, me ç’rast e njëjta ka falënderuar qytetarin dhe Policinë e Kosovës.

Policia falënderon qytetarin, për veprimin e ndërgjegjshëm dhe mundësimin e kthimit të kuletës, tek pronarja”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat