Aksident në Lupç të Podujevës, lëndohen tetë persona

Kronikë e zezë

Aksident në Lupç të Podujevës, lëndohen tetë persona

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Tetë persona kanë pranuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti të ndodhur mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri te aksidenti me tetë persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Prishtinës.

“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka deklaruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat