Gjendet një person i vdekur në shtëpinë e pleqve në Pejë

Kronikë e zezë

Gjendet një person i vdekur në shtëpinë e pleqve në Pejë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete paraditen e së mërkurës në shtëpinë e pleqve në Zahaq të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 11:40 kemi marrë informacion se në shtëpinë e pleqve në Zahaq është gjetur një person pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.

Tutje, ai bëri të ditur se në vend të ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë relevante dhe se rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat