Vetura goditi 5 këmbësorë në Veternik

Kronikë e zezë

Vetura goditi 5 këmbësorë në Veternik

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Pesë persona ishin goditur nga një veturë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Veternik.

Si pasojë e përplasjes ata ishin dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Me datën 27 shtator 2021, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan (Veternik). Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe pesë këmbësorë. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”.

Aksidenti ka ndodhur në mbrëmjen e 27 shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat