Momenti kur vetura godet pesë persona në Veternik

Kronikë e zezë

Momenti kur vetura godet pesë persona në Veternik

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 13:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më 27 shtator 2021 kishte ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në Veterik, ku një veturë kishte goditur pesë këmbësorë.

Si pasojë e këtij aksidenti këmbësorët kishin pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e këtij aksidenti të rëndë, të kapura nga kamerat e sigurisë ku shihet momenti kur vetura godet këmbësorët.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se me këtë rast janë duke u marrë hetuesit e trafikut rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat