11 persona vdiqën në aksidente trafiku vetëm në muajin shtator

Kronikë e zezë

11 persona vdiqën në aksidente trafiku vetëm në muajin shtator

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 16:25
Ilustrim

Vetëm brenda një muaji, 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të trafikut.

Pesë prej tyre ishin drejtues të automjeteve, pesë këmbësorë dhe një motoçiklist.

Nga Policia e Kosovës kanë apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik.

Mos mbaj kufje gjatë kalimit të rrugës, kurrë mos kalo rrugën duke vrapuar, qëndro i vëmendshëm gjatë kalimit të rrugës”, ishin vetëm disa nga porosit e dhëna nga policia e të cilat iu drejtohen këmbësorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat