Lëndohen 6 persona në një aksident trafiku në Prishtinë

Kronikë e zezë

Lëndohen 6 persona në një aksident trafiku në Prishtinë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë lënduar pas një aksidentit që ndodhi pas mesnatës në udhëkryqin tek Katedralja në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti rrugor ndodhi mes dy automjeteve.

“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë  që me rastin po merret njësiti i  trafikut”, ka treguar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat