Gjuajti me armë në drejtim të një amerikani, arrestohet një person në Graqanicë

Kronikë e zezë

Gjuajti me armë në drejtim të një amerikani, arrestohet një person në Graqanicë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Jordanisë në Garaqnicë, i cili për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pas me viktimën mashkull shtetas amerikan kishte nxjerrë armën me të cilën kishte shtënë 4-5 herë para këmbëve të viktimës.

Nuk raportohet për të lënduar.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar një gëzhojë të fishekut të armës së zjarrit.

Viktima dhe i dyshuari janë bashkëpronar të një firme. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat