Vdes një femër në Malishevë, familjarët dyshojnë se shkaku është vaksina antiCOVID

Kronikë e zezë

Vdes një femër në Malishevë, familjarët dyshojnë se shkaku është vaksina antiCOVID

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 18:58
Ilustrim

Sot në QKMF-në e Malishevës është dërguar pa shenja jete një femër, rreth orës 17:00.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ku tha se policia ka hapur rastin si “hetim i vdekjes”.

Sipas Policisë, familjarët dyshohen se shkaku i vdekjes është vaksina antiCOVID, që viktima e kishte marrë para tri ditësh në QKMF.

Rastit i është përgjigjur patrulla policore dhe njësia e hetimeve S.P. Malishevë, sipas mjekut kujdestar nuk vërehet ndonjë element dyshimi rreth vdekjes por ne kontakt me familjaret e viktimës të njëjtit deklarojnë dhe dyshojnë se shkaktar i vdekjes mund te jetë vaksina Anti Covid-19 te cilen viktima e kishte marrë para tre dite në QKMF Malishevë.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda ku me urdhër te tij rasti cilësohet si me lartë dhe trupi i pa jetë i viktimës merret nga instituti i mjekësisë ligjore ne Prishtinë për obduksion. Hetimet ne vijimesi”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat