​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Elvis (Naser) Kelmendit

Kronikë e zezë

​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Elvis (Naser) Kelmendit

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të kërkuar nga autoritetet vendore.

Personi i kërkuar është Elvis (Naser) Kelmendi, i lindur më 3 maj 1978 në Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale mashtrim, falsifikim i dokumenteve, lëndim i rëndë trupor.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat