E gjuan me armë zjarri viktimën, arrestohet gjakovari

Kronikë e zezë

E gjuan me armë zjarri viktimën, arrestohet gjakovari

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 10:31
Ilustrim

Një person është arretuar të premten në Gjakovë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, sa ishte duke lëvizur me veturën e tij e ka goditur veturën e viktimës, ku dyshohet se dy herë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Sipas Policisë, viktima nuk është qëlluar por i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor.

Nga PK-ja kanë bërë të ditur se në vend të ngjarjes është konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat