Zbulohet sa para u vodhën gjatë grabitjes së armatosur në barnatoren në Prishtinë

Kronikë e zezë

Zbulohet sa para u vodhën gjatë grabitjes së armatosur në barnatoren në Prishtinë

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 08:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë u raportua se barnatorja “Green Pharmacy” ka qenë cak i një grabitjeje të armatosur, mbrëmë rreth orës 20:19, në lagjen “Lakrishtë”, në Prishtinë.

Një person i armatosur, i cili shihet në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, ka arritur që të marrë një shumë të hollash nga arka e barnatores.

Farmacistja u ka thënë hetuesve policorë se hajni ka arritur që t’i grabisë 200 – 400 euro që ndodheshin në arkë.

Policia njofton se ende nuk ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin, i cili në momentin e grabitjes ishte i maskuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat