Detaje të reja rreth të arrestuarëve për planifikim të sulmit terrorist në Kosovë, njëri nga ta kishte ndërruar mbiemrin

Kronikë e zezë

Detaje të reja rreth të arrestuarëve për planifikim të sulmit terrorist në Kosovë, njëri nga ta kishte ndërruar mbiemrin

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

(E plotësuar 20:58)-  Pesë persona janë arrestuar sot në Kosovë pasi të njëjtit dyshohet se po përgatisnin vepra terroriste.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë.

Media mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe Ardian Gjuraj nga qyteti i Pejës.

Gjuraj është emër i njohur për drejtësinë në Kosovë.

Ai ishte arrestuar më 12 dhjetor 2015 në Gaziantep të Turqisë duke shkuar për në Turqi, dhe ishte akuzuar për vepra që lidhen me terrorizëm.

Gjuraj ishte shpallur fajtor më 12 shkurt të vitit 2018, ku ishte dënuar me një vit e pesë muaj burgim. Në dënim atij i ishte llogaritur edhe koha e qëndrimit në paraburgim që nga data 5 shtator 2016.

Por Gjykata e Apelit më 7 prill të vitit 2018 e kishte liruar nga akuza Ardian Gjurajn, i akuzuar për vepra penale që lidhen me terrorizëm.

Pasi apeli e liroi nga akuzat për terrorizën, Ardian Gjuraj e ndërroi mbiemrin në Qerkinaj.

Sipas aktakuzës, Ardian Gjuraj gjatë viteve 2014-2015 duke jetuar në Gjermani është bërë përkrahës i ideologjisë së organizatës terroriste- ekstremiste ISIS.

Babai i tij, Kujtim Qerkini, e kishte paraqitur në polici Gjurajn, ndërsa Policia e Gjermanisë e kishte deportuar atë në Kosovë më 18 prill 2015.Por, gjithnjë sipas aktakuzës, në dhjetor të 2015-ës Gjuraj kishte udhëtuar me grupin e organizatës “Liza-R” drejt Turqisë.

Në këtë shtet ai ishte ndarë nga grupi, ndërsa kishte vazhduar rrugën drejt Sirisë, ku u ishte bashkuar grupit të kosovarëve pjesëtarë të ISIS-it.

Në aktakuzë thuhej se Gjuraj ishte arrestuar nga autoritete turke më 25 shkurt 2016, pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin Siri-Turqi, duke u futur në territorin e shtetit turk.Aktakuza sqaron se autoriteteve turke që e arrestuan Gjuraj u ishte paraqitur si shtetas i Rusisë me emrin Ashab Arsayev, ndërsa më 5 shtator 2016 ishte deportuar në Kosovë. 

Image
Ardian Gjuraj

Kush janë të arrestuarit e sotëm për planifikim të sulmeve terroriste në Kosovë, a ishin pjesë e ISIS-it?

(E plotësuar 18.12) - Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se po përgatisnin sulme terroriste në Kosovë.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se tek anëtarët e grupit janë gjetur armë anti-tankë, eksploziv, armë zjarri e dron.

Kallxo mëson se bëhet fjalë për një grup militantësh radikalë islamikë që po planifikonin të kryenin akte terroriste në Kosovë.

Burime të medias thonë se 5 anëtarët e grupit janë shqiptarë dhe se dy prej tyre kanë qenë edhe më herët të arrestuar si pjesë e grupeve radikale islame.

Ende nuk është e qartë nëse grupi ishte pjesë ose kishte lidhje me ISIS apo organizata të tjera terroriste.

Arrestohen 5 persona në Kosovë, po përgatisin vepra terroriste, iu gjetën edhe eksplozivë

5 persona janë arrestuar në Kosovë pasi që dyshohet se po përgatisnin vepra terroriste.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se pas një hetimi disa mujorë dhe zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me urdhër të kësaj prokurorie, është zhvilluar një operacion nga ana e Policisë së Kosovës, respektivisht nga Drejtoria Kundër Terrorizmit që ka rezultuar me pesë persona të arrestuar.

Prokuroria Speciale njofton se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë.

“Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me  veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”  nga neni 364  paragrafi 2 i KPRK-së”, thuhet nga prokuroria.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale arrestohen pesë persona

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas një hetimi disa mujorë dhe zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me urdhër të kësaj prokurorie, është zhvilluar një operacion nga ana e Policisë së Kosovës, respektivisht nga Drejtoria Kundër Terrorizmit që ka rezultuar me pesë persona të arrestuar.

Prokuroria Speciale njofton se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë.

Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 i KPRK-së.

PSRK, njofton se personat e njëjtë dyshohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 2 i KPRK-së.

Po ashtu, Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore do të bëjë kërkesë për caktim të paraburgimit për pesë personat e ndaluar.

Me respekt,
Ekrem LUTFIU
Zëdhënës
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat