Katër aksidente të njëpasnjëshme në Komoran të Drenasit

Kronikë e zezë

Katër aksidente të njëpasnjëshme në Komoran të Drenasit

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 17:34
Pamje nga aksidenti

Si shkak i motit me shi, është rritur numri i aksidenteve në komunikacion.

Katër aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht afër Komoranit.

Sipas fotografive të dërguara nga lexuesit, një veturë shihet së është rrokullisur dhe dalë nga rruga, ndërkaq të tjerat e përfshira

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë në rajonin e Drenasit dhe po merren me rastin.

Ndërkaq, si shkak i këtyre aksidenteve është krijuar edhe kolonë automjetesh.

Media ka provuar të flas me policinë për detajet, por momentalisht nuk ka marrë përgjigje.

Zyrtarisht ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidentet në fjalë.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat