Në një lokal në Prishtinë, nën kërcënim të armës grabiten edhe 300 euro

Kronikë e zezë

Në një lokal në Prishtinë, nën kërcënim të armës grabiten edhe 300 euro

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 09:32
Foto Ilustrim

Ditëve të fundit pati raportime të shumta të grabitjeve qe ndodhin në lokale të ndryshme në kryeqytet.

Një rast i tillë është raportuar edhe mbrëmë në rrugën ‘Fahri Fazliu’.

Ankuesja femër ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar nga një i dyshuar mashkull nën kërcënim të armës i janë grabitur 250-300 euro.
Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat