Te Dheu i Bardhë arrestohet një person, kishte leje qëndrim të falsifikuar

Kronikë e zezë

Te Dheu i Bardhë arrestohet një person, kishte leje qëndrim të falsifikuar

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 09:38
Foto Ilustrim

Një person është arrestuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pasi tek i njëjti është gjetur një leje qëndrimi që dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Gjatë kontrollit të një autobusi të linjës ndërkombëtare Kosovë-Gjermani, tek një person mashkull kosovar është gjetur një leje qëndrim i dyshuar për falsifikim”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari ka pranuar se dokumentin e ka marrë me qëllim të udhëtimit në shtetet perëndimore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat