Gjuajtje me armë zjarri në Prizren

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë zjarri në Prizren

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Policia në Prizren po e heton një rast ku dyshohet se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri nga një veturë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Nashec të Prizrenit.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja.

“Fsh. Nashec, Prizren, 10.10.2021 – 14:55. Është raportuar se janë dëgjuar disa të shtëna armësh,  dyshohet se është shtënë nga një veturë, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dy gëzhoja kalibër i panjohur. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat