​Gjashtë muaj burg me kusht për nxitje të përçarjes dhe mos durimit

Kronikë e zezë

​Gjashtë muaj burg me kusht për nxitje të përçarjes dhe mos durimit

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar me gjashtë muaj burg me kusht të akuzuarin H.H.

Për veprën penale nxitja e përçarjes dhe mos durimit.

Siç thuhet në një komunikatë për media, dënimi nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari brenda periudhës së verifikimit në kohëzgjatje prej 1 viti nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepër tjetër penale.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat