Një i plagosur në Pejë, të shtëna me armë në Çarshinë e gjatë

Kronikë e zezë

Një i plagosur në Pejë, të shtëna me armë në Çarshinë e gjatë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 18:59
Foto

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në vendin që njihet si ‘Çarshia e Gjatë’ në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova, ku tha se një persona është plagosur dhe po trajtohet në emergjencën e Pejës, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Në vendin Çarshia e gjatë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, si pasoj një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjencë për trajtim.

Njësitet e Policisë kanë arrestuar të dyshuarin dhe ndodhet në stacion të Pejës”, tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat