Treni godet veturën në Ujmir të Klinës, lëndohen gjashtë persona

Kronikë e zezë

Treni godet veturën në Ujmir të Klinës, lëndohen gjashtë persona

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore pasi një tren e ka goditur një veturë në fshatin Ujmir të Klinës.

Të lënduari janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

“Rreth orës 18:00 si pasojë e goditjes së një makine nga treni, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore. Rasti ka ndodhur në fshatin Ujmir të Klinës”.

Media mëson nga burimet se dy nga të lënduarit janë fëmijë dhe janë në gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat