Arrestohet një person, dyshohet se falsifikoi dokumente për shmangie nga tatimi

Kronikë e zezë

Arrestohet një person, dyshohet se falsifikoi dokumente për shmangie nga tatimi

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës ka zhvilluar sot një kontroll në tri lokacione në Graçanicë dhe Lipjan, për shkak të dyshimeve për falsifikim të faturave, me qëllim të shmangies nga tatimi.

Gjatë bastisjes dhe kontrollit në banesën dhe në veturën e të dyshuarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, janë gjetur dhe sekuestruar 14 vula të kompanive të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për falsifikim, një veturë e tipit Peugeot, një telefon Iphone, tre laptopë, dy shtëpiza kompjuteri, një DVR me video incizime, një hard disk i jashtëm, katër foldera me dokumentacione dhe fatura të ndryshme, një palë pranga, dy kuti me produkte medicinale të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara, si dhe 58 mijë euro para të gatshme.

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) e Policisë së Kosovës, mbështetur nga Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Inspektorët Farmaceutik, si dhe një ekip nga Krim-teknika e Drejtorisë rajonale e Policisë në Prishtinë (DRP).

Të gjitha veprimet operative janë zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, me urdhër të së cilës të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat