Bilisht, kushërinjtë sherr e goditje me sende të forta në shtëpinë e xhaxhait

Kronikë e zezë

Bilisht, kushërinjtë sherr e goditje me sende të forta në shtëpinë e xhaxhait

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 11:38
Policia

Një konflikt për motive banale në një familje ka përfunduar në dhunë fizike dhe në goditjen mes tyre me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditë së djeshme në Bilisht, ku për ngjarjen në fjalë Policia e Korçës ka vënë në pranga dy kushërinj.

U arrestuan kushërinjtë Paris Shoshari, 26 vjeç dhe Andon Shoshari, 19 vjeç, si edhe procedohen në gjendje të lirë I.Sh, 23 vjeç (vëllai i Parisit) dhe E.Sh 43 vjeç (babai i Andonit) të gjithë banues në Bilisht.

Konflikti ndodhi në banesën e Andon Shosharit. Pas një konflikti për motive te dobëta, ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit duke u goditur me sende të forta.

Prokuroria e Korçës do të ndjekë më tej hetimet për veprën penale: “Dhuna në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat