Fushë Krujë/Gjendet lëndë narkotike në ambientet e dushit të burgut

Kronikë e zezë

Fushë Krujë/Gjendet lëndë narkotike në ambientet e dushit të burgut

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 16:26
Ilustrim

Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë së hënës, në ambientet e dushit në burgun e Fushë Krujës, janë konstatuar dy qese celefoni me një sasi me lëndë narkotike kanabis sativa.

Dyshohet se lënda narkotike është fshehur nga të burgosurit në ambientet e dushit me synim të mos zbulohej nga gardianët.

Aktualisht po punohet për identifikimin e kapjen e autorit që mund të ketë futur lëndën narkotike. Dyshohet se kanabisi është futur gjatë takimeve të të burgosurve me familjarët

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat