Emri/ E kanos me armë, pastaj e përplas moshatarin me makinë. Kapet i riu

Kronikë e zezë

Emri/ E kanos me armë, pastaj e përplas moshatarin me makinë. Kapet i riu

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 08:57
Policia e Elbasanit

Policia ka arrestuar shtetasin Liars  Alisha, 25 vjeç banues në Cërrik, pasi akuzohet se ka kanosur me arme nje te ri dhe pastaj e ka aksidentuar me makine.

Arrestimi i tij, u bë pasi më datë 07.08.2017 në Lagjen “Nr.2” Cërrik në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin  A.K., 23 vjeç banues në Cërrik.

Sipas policise, më pas shtetasi Liars  Alisha në Lagjen “Nr.2” Cërrik në aksin rrugor Cërrik – Belsh, në  afërsi të një karburanti  duke drejtuar mjetin tip BMW me targa AA 231 ML, i pa pajisur me leje drejtimi është përplasur me mjetin tip Benz me targa BH 360 HT  drejtuar nga  shtetasi A.K.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit tip BMW dhe pasagjeri i  tij shtetasi L.F., 27 vjeç banues në Cërrik. Të dy shtetasit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në aksin rrugor Cërrik – Belsh u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ;

Një fishekë model 54 kalibër 7.62 mm

Dy automjetet

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”, “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe”  parashikuar nga nenet 290, 291, 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat