Një 48-vjeçasr u arrestua nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se nën kërcënimin e armësh ka grabitur një shumë lekësh në një kazino në autostradën Tiranë-Durrës. Gjatë arrestimit policia i gjeti Duart Berziut dhe 6 doza Kokainë.
Grabitja ndodhi gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:50, në një kazino në autostradën Durrës -Tiranë, ku nën kërcënimin e një arme tip pistoletë, Berziu i ka marrë një shumë lekësh punonjësit të kazinosë dhe më pas është larguar me një motor pa targa.
Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit të ushtruar në motorin tip "Zongshen", iu gjetën 6 doza lëndë narkotike, kokainë si dhe një shumë prej 18.000 lekë të reja. (të marra në kazino)
Policia thotë se materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Tiranës, për veprat penale "Vjedhje me dhunë" dhe "Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike”.