Babë e bir plagosin me thikë 32-vjeçarin

Kronikë e zezë

Babë e bir plagosin me thikë 32-vjeçarin

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 10:43
Ilustrim

Një sherr që ka lindur ndërmjet dy të rinjve në rrugën e Dibrës në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e njerit prej tyre. Sulmuesi, Helios Tarja, 24 vjeç, që u arrestua për sulmin ndaj 32-vjeçarit A.B. ishte bashkë me të atin, A. Tarja, 50 vjeç, por ky i fundit u procedua në gjendje të lirë.

Nuk dihet arsyeja e sherrit, por Policia e Tiranës tha se konflikti kishte nisur për motive të dobëta.

Më datë 08.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.4, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Helios Tarja, 24 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën e "Dibrës", së bashku me të atin, shtetasin A.T, 50 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me shtetasin A. B, 32 vjeç, ku gjatë konfliktit shtetasi Helios Tarja, ka plagosur me mjet prerës, lehtë në shpatull, shtetasin A. B, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasi A. T., 50 vjeç, banues në Tiranë. Helios Tarja akuzohet për veprën penale,"Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat