17-vjeçari që vidhte pushuesit në Himarë

Kronikë e zezë

17-vjeçari që vidhte pushuesit në Himarë

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 11:45
Himarë

Jini vigjilentë kur shkoni në plazhet e Shqipërisë, pasi e keqja vjen nga nuk e pret. Së fundmi Policia ka arrestuar një 17-vjeçar i cili është autor i disa vjedhjeve në Himarë.

I riu me inicialet R.Dh i cili u kap në Dhërmi.

Sipas forcave blu shtetasi në momentin e arrestimit posedonte 101 gramë kanabis sativa.

Mbi të riun rëndon akuza e vjedhjeve të pushuesve në çadrat e plazhit. Gjatë kontrollit nga policia atij u gjetën 2 celularë iPhone, 1 orë dore e markës Calvin Klein dhe një portofol, i cili i përkiste shtetasit A.Rr 18 vjeç banues në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat