Tenton të depozitojë para fals në bankomat, arrestohet

Kronikë e zezë

Tenton të depozitojë para fals në bankomat, arrestohet

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 11:49
Ilustrim

Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi që ka deponuar në bankomat një kartëmonedhë prej 100 eurosh, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur në sheshin “Hasan Prishtina”, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt 24 orësh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat