E dënojnë për kundërvajtje, sulmon policët

Kronikë e zezë

E dënojnë për kundërvajtje, sulmon policët

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 11:56
Ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi që i njëjti gjatë shqiptimi të një tikete për kundërvajtje, ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Zahir Pajaziti”, njofton sot Policia e Kosovës.

Zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat