I dehuri qëllon gjatë gjithë natës me armë zjarri, arrestohet

Kronikë e zezë

I dehuri qëllon gjatë gjithë natës me armë zjarri, arrestohet

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 19:30
Aksioni i Policise se Pukes

Policia e Pukës ka vënë në pranga një person i cili ka terrorizuar banorët duke qëlluar më armë zjarri gjatë gjithë teksa ishte në gjendje të dehur. Burime nga policia lokale bëjnë me dije e është arrestuar shtetasi N.P të cilit i është sekuestruar një armë e zjarrit “Kallashnikov”, gëzhoja, e dy arka me municion me rreth 1400 fishekë luftarak.

“Rreth orës 00.35, në Sallën e Komandimit të Komisariatit të Policisë Pukë, ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Shkozë Njësia Administrative Gjegjan, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur forcat e Komisariatit Policisë Pukë, ku kanë konstatuar se në oborrin e banesës së tij shtetasi N. P. po gjuante me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë Pukë pasi kanë vlerësuar situatën, kanë kërkuar ndihmën e forcave të Repartit FNSH Shkodër, për ndërhyrje, ku deri në mbërritjen e tyre është mbajtur në vëzhgim të pandërprerë banesa dhe personi.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur menjëherë ku kanë bërë rrethimin në një perimetër më të ngushtë duke marrë masa sigurie për efektivët.

Edhe pas thirrjeve të policisë, shtetasi N.P., ka vijuar të qëllojë në ajër.

Rreth orës 07:15, në kushtet e ndriçimit të plotë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit N.P, 66 vjeç, banues në Shkozë, Pukë”, sqaron policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat