Durrës/Përdorte dinamit për gjueti në det, arrestohet 27-vjeçari

Kronikë e zezë

Durrës/Përdorte dinamit për gjueti në det, arrestohet 27-vjeçari

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 21:05
Ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar një djalë 27-vjeçar sepse  ka përdorur dinamit për gjueti të paligjshme në zonën e Kepit të Rodonit. Më konkretisht është ndaluar shtetasi Juljan Shetaj,  27 vjeç, banues në fshatin Shetaj, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik tip kallashnikov , të cilën e mbante pa leje.

Gjithashtu iu sekuestrua edhe një mjet lundrues, varkë,  pa Çertifikatën e përdorimit të mjetit lundrues nga  Policia Kufitare dhe dokumentacion të rregullt.

Ky rast u denoncua në portalin e Komisariatit Dixhtal, ndërsa policia e Durrësit falenderon qytetarin në lidhje me denoncimin e bërë dhe fton çdo shtetas që konstaton një fenomen të paligjshëm të denoncojë duke garantuar marrjen e masave nga ana jonë dhe vënien para përgjegjësisë penale çdo shkelës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat