Rëndohet bilanci/ mbytet një tjetër pushues në det

Kronikë e zezë

Rëndohet bilanci/ mbytet një tjetër pushues në det

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 17:43
ilustrim

Rëndohet bilanci u mbytjeve në  det. Një tjetër pushues ka humbur jetën në plazhet shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kalaja” në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Policia bën me dije se 52-vjeçari me iniciale L.B nga Patosi ishte duke u larë në det kur kërkoi ndihmë. Pushues të rastit e nxorrën nga deti pas thirrjeve të tij.

Në vendngjarje mbërriti edhe ambulanca, e cila i dha ndihmën e parë 52-vjeçarit. Por, fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat