Përpiqen të kalojnë kufirin me 155 mijë euro, ndalohen 11 shqiptarë

Kronikë e zezë

Përpiqen të kalojnë kufirin me 155 mijë euro, ndalohen 11 shqiptarë

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 09:39
Porti i Barit

Mediat italiane japin lajmin e ndalimit në doganën e portit të Barit të 11 personave që po kalonin kufirin duke pasur me vete gjithsej 154.630 euro.

Tetë shqiptarë e dy të tjerë nga Kosova, anë ndaluar me akuzën e eksportimit të paligjshëm të parave, ndërsa një shqiptar, i sapombërritur me traget, u ndalua me akuzën e importimit të paligjshëm të parave.

Që të gjithë shkelësit e zbuluar, u lanë të lirë pasi pranuan të paguajnë menjëherë gjobën në proporcion me sasinë e të hollave mbi dhjetë mijë eurot e lejuara që lejohen me ligj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat